Projektet aktive



Rezidenca Luleborë

Rezidenca më e re e banimit, e përbërë me vila elegante dhe plot stil, të cilat do të ofrojnë një arkitekturë moderne. Vilat do të shtrihen mes gjelbërimit të kodrinave të Lundrës, vetëm 8 km nga qendra e Tiranës. Rezidenca "Luleborë" është investimi më i mirë për një jetesë ku të ofrohet cilësi e lartë ndërtimi, hapsira të gjelbërta dhe një jetesë e sigurtë.

Rezidenca Luleborë ndodhet në zonën më elitare të Tiranës, fare pranë TEG; e projektuar me 17 vila luksoze, me qëndrueshmëri kundër tërmeteve, garanci dhe siguri për familjen tuaj.


Projektet e perfunduara



Rezidenca MerVille

MerVille është një rezidencë banimi në vijën e parë të plazhit, mes pishave dhe palmave, aty ku fillon deti. Merville Apartament gjendet në Durrës, në shkëmbin e Kavajës, dhe të ofron një pamje të mrekullueshme të detit Adriatik.